Prindërit duhanpirës, dëmtojnë
arteriet e fëmijëve të tyre

Prindërit duhanpirës, dëmtojnë<br />arteriet e fëmijëve të tyre
Pirja e duhanit nga prindërit ndikon negativisht tek fëmijët e tyre, duke i plakur para kohe enët e tyre të gjakut me tre vjet.

Dëmtimi i shkaktuar, i rrit fëmijëve riskun për atake në zemër në të ardhmen, raporton gazeta kardiologjike European Heart Journal.

Ky është rezultati i arritur nga një studim i realizuar në Finlandë dhe Australi. Në të janë përfshirë 2,000 fëmijë, nga mosha 3 deri në 18 vjeç.
Studimet zbuluan se si fëmijët që rriteshin në një ambient me tym cigareje në shtëpi, shfaqnin ndryshime në arterien kryesore. Struktura e saj pësonte një dëm direkt dhe të pakthyeshëm.

Risku ishte edhe më i lartë dhe më i dukshëm tek fëmijët që i kanë të dy prindërit duhanpirës.
Për të mos i ekspozuar fëmijët ndaj një rreziku të tillë serioz, mjekët kardiologë këshillojnë që personat me fëmijë të lënë cigaren. Nëse kjo nuk është e mundur për ta, atëherë, ata duhet të përpiqen të mbajnë të pastër nga tymi i cigares ambientet e shtëpisë, ku jetojnë fëmijët.

Redaksia online
(os/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit

Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit