Prindërit e vogëlushes autike:
Mësuesja ndryshoi sjellje

Prindërit e vogëlushes autike:<br />Mësuesja ndryshoi sjellje
Publikimi i historisë nga “Shqiptarja.com” së vogëlushes së liceut artistik “Jan Kukuzeli” të Durrësit, duket se e ka trazuar të gjithë stafin e kësaj shkolle. Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar disa takime, me stafin pedagogjik dhe prindërit e Aleksandrës autike, për shkak të problemeve që kjo e fundit ka pasur me mësuesen e klasë së parë.

Prindërit
Fadil Xhani, babai i Aleksandrës thotë se gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në një mbledhje për këtë çështje, por nuk dëshiron të japë shumë detaje. Sa i përket sjelljes së mësueses së klasës së parë me vajzën e tij, ai pohon se gjatë ditës së djeshme sjellja e saj kishte ndryshuar krejtësisht. “Mësuesja e klasës së parë nuk është sjellë fort mirë me vajzën tonë, - përpiqet të zbusë situatën i ati, - por gjatë ditës së djeshme sjellja e saj kishte ndryshuar krejtësisht”, - na thotë i ati. Ndërsa thotë se do të bëjë të pamundurën që vajza e tij të marrë edukimin e duhur.

Mësuesja
Lumturije Ujkaj, mësuesja e klasë së parë te Liceu Artistik nuk pranon se e ka diskriminuar të voglën. Në një lidhje telefonike në “A1 Report” ka deklaruar se ajo madje është e përkushtuar ndaj fëmijës. “Fëmija vjen çdo ditë rregullisht nga dita e parë e shkollës. Ndiqet nga unë me vëmendje dhe një asitente sociale, të cilën e ka caktuar drejtoria. Gjithë stafi është i përkushtuar bashkë me mua”, ka shpjeguar mësuesja Lumturije Ujkaj.

Drejtoresha   
Nevila Kalaja, drejtoresha e Liceut Artistik, thotë se vajza është trajtuar me dashamirësi. Sipas saj dihej që në fillim sëmundja e vajzës dhe për këtë është bërë një kontratë gojore me prindërit. “Ne do ta ndjekim për disa ditë vajzën edhe me psikologen e shkollës, dhe nëse sjellja e saj ndikon tek 34 fëmijët e tjerë të klasës, atëherë do të jemi të detyruar që ta shkëpusim nga klasa” , - na thotë drejtoresha.

Irma Baraku
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i komisioneres kundër diskriminimit që ka kërkuar hetim të menjëhershëm. Komisionerja ka vendosur nisjen e një hetimi kryesisht për çështjen e nxënëses së Liceut Artistik “Jan Kukuzeli” Durrës.  Menjëherë pas botimit të këtij lajmi në “Shqiptarja.com”, komisionerja Irma Baraku ka urdhëruar fillimin e procedurave për ndjekjen “ex officio” ose kryesisht të çështjes së nxënëses së liceut artistik “Jan Kukuzeli” Durrës.

Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot

Është koha e duhur për të eksploruar mundësi të reja... horoskopi për sot