Një emigrant ilegal nga Shqipëria është burgosur me nëntë muaj burg pasi akuzohet për prodhim lëndësh narkotike. 23-vjeçari, Renato Zykaj u kap nga policia dhe u arrestua gjatë një bastisjeje në shtëpinë ku i riu kujdesej për bimët e kanabisit. Oficerët sekuestruan gjithsej 79 bimë nga kati përdhes, kati i dytë dhe papafingo dhe gjetën pajisje për kultivimin e kanabisit duke përfshirë edhe plehun e posaçëm.
Shtëpia ishte e pajisur me sisteme ndriçimi, ngrohje dhe ajrimi.
Zykaj tregoi në gjykatë se si pagoi para për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale në prill të vitit 2021 dhe mori hua 5000 £ nga një tjetër shqiptar. I riu po punonte në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin dhe paguhej 300 £ në javë për të jetuar, teksa shqiptari tjetër e kërcënonte se do ta vriste nëse borxhi nuk shlyhej.
Avokati mbrojtësi tij, Neil Ronan tha se Zykaj nuk kishte dënime të mëparshme dhe merrej me prodhimin e bimëve narkotike pasi nuk po fitonte mjaftueshëm për të siguruar kujdesin mjekësor që i nevojitej prindërve të tij. Ai shtoi se Zykaj e ka kryer veprën penale për të “kujdesur për familjen e tij në shtëpi” dhe ka një rrezik të ulët për të kryer sërish veprën penale “pa dëshirë për të qenë sërish në burg”.
Regjistruesi i dënimit Jeremy Lasker pranoi se Zykaj u deklarua fajtor në rastin e parë dhe nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm. Ai tha se që kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, Zykaj ishte punësuar në “ekonomi të zezë” dhe paguhej me para në dorë për punën e paligjshme që bënte dhe që i nevojitej për të jetuar. Ai kultivonte kanabis për të shlyer borxhet që kishte grumbulluar.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17.2%
-
Pak
9.8%
-
Aspak
73%
Vota total: 122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Britani/ U kap në shtëpi bari, 21-vjeçari shqiptar pranon rolin e kopshtarit (EMRI)
22 Dhjetor 2024, 19:58
-
Britani e Madhe/ Iu gjetën ‘shtëpi bari’ me vlerë mbi 2 mln paund, 3 shqiptarët pranojnë fajësinë dhe presin dënimin! Merrnin dyqane bosh për kultivim
10 Dhjetor 2024, 20:17
-
Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar
7 Dhjetor 2024, 19:13
-
Paralajmëron kreu i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore
5 Dhjetor 2024, 20:53
-
Zbulohet shtëpi bari në Vaun e Dejës, sekuestrohet 140 kg kanabis! Në pranga pronari, djali i tij dhe 2 nipat (VIDEO)
4 Dhjetor 2024, 11:10
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor 2024, 17:04
-
Lufta/ Media: Ukraina ka lëshuar kundër Rusisë raketat britanike me rreze të gjatë veprimi ‘Storm Shadow'
20 Nëntor 2024, 16:20
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike
17 Nëntor 2024, 08:35
-
Ndihmoi emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, GJKKO lë në burg Arsen Cakën
9 Nëntor 2024, 20:56
-
Angli/ U kap në fermë kanabisi me vlerë 140 mijë paund, dënohet me burg 23-vjeçari shqiptar
7 Nëntor 2024, 16:02
-
Ministri Hoxha takim me ambasadorin britanik: Reduktimi i migracionit të paligjshëm një prej sfidave më kritike për dy vendet
28 Tetor 2024, 16:14
-
Sky News: Britania do të forcojë partneritetin për luftën kundër krimit me Shqipërinë pas operacioneve të suksesshme
26 Tetor 2024, 20:19