Prioritet absolut rritja e pagave të mësuesve, MAS: Fokusi tek arsimi profesional dhe profilizimi i universiteteve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, parashtroi prioritetet strategjike për të rritur cilësinë në arsim dhe mbështetjen për sportin, gjatë një takimi të zhvilluar sot me stafin e strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Manastirliu u ndal tek promovimi i arsimit profesional dhe profilizimi dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve, si një nga objektivat kryesore për t’iu përgjigjur ekonomisë dhe zhvillimeve të kohës.

“Do të përqëndrohemi tek arsimi profesional, si lidhja më efektive me tregun e punës, duke i’u përgjigjur zhvillimit ekonomik. Një tjetër drejtim i punës së përbashkët do të jetë objektivi për profilizimin e universiteteve, bazuar në zhvillimin rajonal dhe ekonomik, ridizenjimi i kurrikulës universitare, në përputhje me kërkesat e tregut të sektorit publik dhe privat”,- tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, teksa e vuri theksin tek bashkëpunimi me universitetet prestigjioze ndërkombëtare, si dhe hapja e degëve të tyre në bashkëpunim me universitetet tona.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për mbështetjen nëpërmjet rritjes së pagave dhe edukimin në vazhdim për të gjithë mësuesit.

“Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, - u shpreh Manastirliu.

Gjatë takimit me stafin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrja Manastirliu theksoi se do të standardizohet infrastruktura didaktike në rrjetin shkollor në çdo cep të vendit, për t’iu përgjigjur kohës dhe teknologjisë. Gjatë prezantimit të prioriteteve, Ministrja Manastirliu u ndal tek zgjerimi i platformave interaktive përmes digjitalizimi dhe inovaconit apo edhe inteligjencës artificiale. Në fokus të veçantë Ministrja Manastirliu vendosi tek mbështetja për sportin, për çdo disiplinë, si dhe promovimi i kampionateve sportive në shkolla. Ministrja e Arsimit dhe Sportit lajmëroi nisjen e një turi të gjerë konsultimesh me mësues, nxënës dhe prindër në shkollat e vendit, si një platformë lëvizëse dialogu, për të përfshirë në bashkëbisedime të hapura trinomin prindër-mësues-nxënës, në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 18/09/2023 18:32

    Uroj ta keni seriozisht per rritjen e pagave se i keni lene per nje cope buke. Nuk keni goje t'u kerkoni asgje per sa kohe nuk mbajne dot as familjen me aq sa marrin.

    Përgjigju
  • Mesuesi: 18/09/2023 15:52

    Shko pirdhu moj filifuck ti dhe sorollopi yt. Per vete I rritet dyfish rrogat me nje te rene te lapsit ndersa mesuesit ja rrisni nga 700 lek ne vit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar

Greqia thotë se mbështetja e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar