Tirane, 3 Dhejtor/ATSH/.-Është zyrtare, prindërit nuk kanë më prioritet numër 1 fëmijët dhe as nuk e vrasin më mendjen se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Sipas një studimi mbi stilin e jetesës të realizuar nga website - i Silversurfers.com, koha kur prindërit shqetësoheshin për flokët gri ka ikur dhe pjesa më e madhe e tyre ndihen 14 vite më të rinj nga ç'janë në të vërtetë. 
Ja 10 prioritetet e njerëzve mbi të 50 - at:
1. Siguria financiare: Problemet financiare do të jenë pjesë e juaja edhe pasi të keni mbushur të 50 - a
2. Shëndeti: Me moshë vijnë edhe shqetësimet mbi shëndetin, dhimbje e kyçeve, mesi etj.
3. Nipërit: Personat që i kanë kaluar të 50 - at duan të jetojnë aq gjatë sat ë shohin nipëroit e tyre duke u rritur. 4.
Evitimi i çdolloj stresi: Dështuat në provim? Ata nuk duan të dëgjojnë për këtë.
5. Lumturia: Qëllimi për të qenë të lumtur në jetë qëndron me ne deri në plakje.
6. Të shpenzuarit kohë me familjen. 
7. Të paturit një jetë të përmbushur: Nëse dëshironi t'i kënaqni prindërit me dhuratë, zgjidhni ndonjë smartphone apo risi të re të cilën nuk kanë patur mundësinë ta gëzojnë në të shkuarën.
8. Udhëtimet: Duan të shohin botën dhe këtë dëshirë nuk e kanë vetëm të rinjtë.
9. Të shohin fëmijët e tyre të martuar e të lumtur: Sigurisht që prindërit nuk do të lodhen kurrë së shqetësuari për fëmijët e tyre, ndoënse në sondazhin në fjalë, vetëm 13 përqind nga 1000 persona të pyetur dhanë këtë përgjigje.
10. Të ndihmojnë fëmijët e tyre që të bëhen me shtëpi.
/f.n/