Banorët e Ksamilit ditën e sotme kanë sulmuar makinat e IKMT, pasi këta të fundit finalizuan një aksion për prishjen e një lokali në këtë zonë.

Banorët kanë qëlluar me gurë xhamat e makinave të punonjësve të IKMT, por nga sulmi nuk kanë shpëtuar edhe punonjësit e IKMT-së.  Në pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com shihen xhamat e thyer të makinës së shërbimit të IKMT si dhe mbetjet inerte të lokalit që u prish.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë IKMT prishi një tjetër lokal në Ksamil, i cili ishte ndërtuar në truallin e një pronari tjetër.