Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) me ndihmën e forcave të policisë, kanë prishur një lokal në zonën turistike të Ksamilit. Shqiptarja.com ka siguruar pamjet e aksionit të IKMT teksa çmonton paisjet e lokalit në Ksamil.

Lokali ka qenë në kulmin e funksionimit megjithatë IKMT nuk është ndalur në prishjen e tij. Ky lokal ishte vendosur në pronën e një ish-pronari. Ndërsa vetë pronarët e lokalit që është prishur pretendojnë se nuk janë paralajmëruar dhe njoftuar për aksionin e IKMT.

Gjatë punës së IKMT edhe pse ka patur kundërshtime nga pronarët e lokalit nuk janë shënuar përplasje dhe incidente.