Prishen raportet me tifozët, ultrasit e PSG-së fërshëllejnë Lionel Messin

Prishen raportet me tifozët, ultrasit e PSG-së fërshëllejnë Lionel Messin

Lionel Messi

PSG luan të diel me Rennes në "Parc de Princes" për javën e 28-të në Ligue I. Ultrasit e PSG-së kanë në plan të fërshëllejnë Lionel Messin, kjo pas eliminimit të skuadrës së tyre nga Champions League. Dy humbjet me Bayern Munich kanë bërë që djemtë e Galtier të jenë sërish jashtë nga kompeticioni më kryesor në Europë.

Mundo Deportivo njofton se ultrasit e PSG-së kanë vendosur të fërshëllejnë Messin, pasi paga e tij nuk justifikon rezultatet e skuadrës në fushë. "Do të fërshëllejmë Messin këtë të diel. Ai ka një pagë shumë të lartë në lidhje me atë që ofron në fushën e lojës", bën me dije Mundo Deportivo.

Duket se Leo tanimë do ketë vështirësi në Francë, kjo pasi ekipi i PSG për të disatin vit nuk po mundet të jetë në lartësinë e duhur në Europë. Pas javës së 27-të në kampionatin francez, PSG kryeson tabelën me 66 pikë, dhjetë më shumë se Marseille ndjekëse.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin