Bashkia e Tiranës zhvendos 500 metra më tej tregun e komunitetit rom në zonën e Palllatit me Shigjeta, si pasojë e rikonstruksionit të rrugës në hyrje nga Vaqarri deri tek Pallati me Shigjeta,
Lajmin e dha vetë kryebashkiaku Veliaj i cili ka publikuar edhe pamjet nga prishja e tregut për t'u zhvendosur.
“Rruga P. Shigjeta-Kombinat-Vaqarr është bërë fringo e re! Çdo çiban i mbetur është fyerje për Tiranën, sidomos tregje rrobash të përdorura me tezgat ngjitur në kohë pandemie. Nis puna për zhvendosjen e tregut 500m ku komuniteti rom e ka pagesën ZERO dhe distancën me pashë. Askush nuk do lërë komunitetin rom pa treg. I riu, më i madh e më shumë hapësirë vetëm pak metra larg! Por askush gjithashtu nuk duhet t'i përdorë si mish për top për gjobat e ditës ndaj administratës së qytetit që as i kanë hije në 100-vjetor e në kohë pandemie këto çudi urbane”, shkruan Veliaj.
EC,ec,,aty duhen prishur te gjitha ndertimet...
PërgjigjuShume e drejte
Përgjigju