FIER - Vendimi për prishjen e një lokali të njohur në qendër të Fierit, i quajtur “Il Fiore”, ka mbledhur aty qindra banorë të qytetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 e 15 minuta të paradites së sotme, ndërsa për prishjen e tij kishin ardhur dhjetëra forca të policisë dhe të FNSH-së.
Që në momentin e mbërritjes së përmbaruesve dhe policisë, në ambientet e lokalit ka nisur edhe një konflikt midis pronarëve të lokalit.
Kundërshtimi i dy pronarëve, Astrit Lika dhe Klement Lika , për prishjen e lokalit, ka krijuar një situatë të pazakontë në qendër të qytetit, që ka zgjatur për disa orë. Kjo situatë ka bërë që të dy pronarët të shoqërohen nga forcat e policisë, në Komisariatin e Fierit.
Ndërkaq, për të mos patur një konflikt më të gjerë midis familjes së pronarëve të lokalit, forcat e policisë dhe të FNSH-së, kanë rrethuar vendin në të cilin ndodhet objekti.
Sipas njërit nga të afërmit e pronarit të lokalit “policia ka ushtruar dhunë mbi njerëzit e tij”. Ai thotë se “objekti është pronë e tyre prej 25 vitesh, dhe mundësi për të mbajtur gjallë familjen, dhe se ky vendim është i padrejtë”.
Ndërkohë disa të afërm të pronarëve, gjatë prishjes së lokalit kanë tentuar të hynin në ambientet e tij, por janë zmbrapsur nga policia. Me qetësimin e situatës, ka vazhduar ndërhyrja për shembjen e objektit.
Redaksia online
(e.s/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com