Prishet parku 7-xhuxhat, Baçe:
Të dalë nga lista e monumenteve

Prishet parku 7-xhuxhat, Baçe:<br />Të dalë nga lista e monumenteve
TIRANE - Plani urbanistik i Tiranës fshin një tjetër pjesë të gjëlbërt të Tiranës. Bëhet fjalë për këndin e Lojrave 7 xhuxhat që ndodhet në kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me bulevardin Gjergj Fishta, i cili së shpejti do të kthehet në kantier ndërtimi për llogari të një biznesi privat. Për Artan Lamen kjo është një tjetër masakër e bashksisë së Tiranës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, që po bëhet në kurriz të hapsirave të gjelbërta të kryeqytetit.

Por kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, mbrohet duke thonë se kjo zonë bën pjesë në listën e atyre objeketeve që duhet të çlirohen nga statusi monument kulture, pasi nuk ka ndonjë velrë të madhe. “Është kërkuar nga bashkia në vitin 2010 që të rishikohet lista e monumenteve në mënyrë që të çlirohet nga ngarkesa dhe një objekt që u caktua ishte edhe parku i lojrave në rrugën e Elbasanit. Ne ia kërkuam dy ministrave të fundit, të cilët nuk e hoqën. Të shohim nëse do ta heqë ministri i tretë. Në bazë të ligjit monument është ndërtimi me vlera të spikatura historike e kulturore, gjë që parku “7 Xhuxhat” nuk e përmbush. Një pjesë e tij është e shkretë, ndërsa një pjesë tjetër është kthyer në parking”, - ka sqaruar Apollon Baçe.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq