
IKMT, ashtu siç kishte njoftuar më parë, nisi mëngjesin e kësaj të marte prishjen e objekteve në zonën e “Astirit” që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.
Gjatë nisjes së prishjes së objekteve, ka pasur incidente mes banorëve dhe forcave të Policisë, të cilët kishin shkuar në mbështetje të IKMT.
Policia e Shtetit njofton se gjatë ndërhyrjes, një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.
Policia sqaron se banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.
Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 efektivë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak.
Gjithashtu edhe 7 banorë janë lënduar e po marrin ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje banorëve që të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore.
Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që janë prezent tek Unaza e Re, të mos nxisin banorët për të sulmuar forcat e Policisë dhe të shmangin deklaratat disinformuese.
Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, deri në përfundim të aksionit të IKMT-së për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.
Lajmi kryesor:
Mbyllet aksioni, IKMT shemb 33 objekte tek 'Astiri! 25 banorë në hetim për bombat molotov, 1 i arrestuar /Video












