TIRANE - Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka protestuar sot kundër vendimit të Qeverisë për të hequr rrethimin e Kishës Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës. Duke u bazuar në elementët e sigurisë në vend, përfaqësuesi I kishës tha se pas heqjes së murit rrethues ruajtja e objektit bëhet e pamundur.
“Ruajtja e gjithë këtyre ambienteve bëhet pothuajse e pamundur pa pasur një rrethim elementar të jashtëm, veçanërisht kur bie nata dhe në kushtet e mungesës së sigurisë ku jetojmë sot,”- tha Hirësia Nikolla.
Hirësia Nikolla Peshkop i Apolonisë, e cilësoi këtë vendim të qeverisë si të padrejtë, duke shtuar se ky është një vendim arbitrar I cili është marrë pa patur miratimin e Kishës.
“Vendimi i Qeverisë u mor në tetor 2014, pa informuar Kishën Orthodhokse. Më 2 mars punëtorët e firmës ndërtuese, pa një njoftim zyrtar, prenë rrethimin me kangjella dhe shkulën vargun e qiparisave dhe të bimëve të tjera dekorative të anës veriore të kompleksit,” – u shpreh Hirësi Nikolla.
Po ashtu Hirësia Nikolla I Apolonisë dënoi edhe aktin e prerjes së qiparisave që sipas tij janë baza e identitetit të një kishe. Në bazë të vendimit të marrë nga qeveria në ambientet e jashtme të kishës do të ndërtohet një shëtitore.
Më poshtë reagimi i plotë i autoriteteve të Kishës
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë proteston kundër vendimit të Qeverisë për të hequr rrethimin e Kishës Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës. Ky veprim vë në rrezik sigurinë e këtij vendi të shenjtë, ku vijnë njerëz të çdo moshe e në mënyrë të veçantë shumë të rinj dhe fëmijë.
Kompleksi i Kishës Katedrale ka tri hyrje në katin e nëndheshëm (atë të Qendrës Kulturore, sallat e rinisë dhe të fëmijëve, si dhe sallën e prezantimit të librave). Ruajtja e gjithë këtyre ambienteve bëhet pothuajse e pamundur pa pasur një rrethim elementar të jashtëm, veçanërisht kur bie nata dhe në kushtet e mungesës së sigurisë ku jetojmë sot.
Vendimi i Qeverisë u mor në tetor 2014, pa informuar Kishën Orthodhokse. Lajmërimi i parë dhe dërgimi i planit urbanistik iu bë Kishës nga firma ndërtuese që mori përsipër punimet, më 12 janar 2015. Më 14 janar, u dha premtimi nga ana e Qeverisë se do të hartohej një plan i ri, për të cilin do të ekzistonte një marrëveshje përfundimtare, ku do të binin dakord të dyja palët. Plani i ri që u dërgua vetëm në fund të muajit shkurtit në 2/3 e tij ishte i njëjtë me atë të mëparshëm. Përfaqësuesi i Kishës u përgjigj se nuk jemi plotësisht dakord me planin e ri. Më 2 mars punëtorët e firmës ndërtuese, pa një njoftim zyrtar, prenë rrethimin me kangjella dhe shkulën vargun e qiparisave dhe të bimëve të tjera dekorative të anës veriore të kompleksit.
Oborri i Kompleksit është njëkohësisht edhe tarraca e kateve të nëndheshme të Kompleksit ku ndodhen makineri të shtrenjta të ajrimit, depozita nafte dhe uji si dhe instalime komplekse elektrike. Këto ndërhyrje arbitrare përbëjnë rrezik për sigurinë si të sipërfaqes së oborrit, ashtu dhe të kateve të nëndheshme.
Këto veprime vijnë në kundërshtim të hapur me ligjin 10057/ datë 22.1.2009 “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” që garanton respektimin dhe mbrojtjen e vendeve të shenjta të Kishës Orthodhokse. Jemi të detyruar të protestojmë kundër këtyre shkeljeve që plagosin ndjenjat e të krishterëve orthodhoksë dhe bashkëjetesën paqësore fetare.
Ditën e djeshme, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit lëvizi kangjellat nga oborri rrethues i Katedrales Ortodokse, duke sjellë edhe kundërshtimin e katyre të fundit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO