Në Bruksel sot fillon raundi i ri i bisedimeve të Beogradit me Prishtinën që do të vazhdojë deri më 18 qershor. Sipas radiotelevizionit serb B92, në këtë raund do të bisedohet për telekomunikacionin, energjetikën, formimin e asociacionit serb të komunave dhe për të gjitha çështjet tjera të hapura.
Delegacionin e Beogradit e udhëheq Marko Gjuriç, drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ndërsa nga Kosova pritet të jetë ministrja për dialog Edita Tahiri- sipas Koha.net.
Këtë javë ekspertët do të kenë shansi e fundit që të finalizojnë marrëveshjet për telekomunikacion, energjetikën, bisedimet për Asociacionin serb të komunave, që më 23 qershor, Aleksandar Vuçiç dhe Isa Mustafa me nënshkrimet e veta të vulosin bisedimet përfundimtare.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com