Qindra qytetarë janë tubuar para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku lëvizja Vetëvendosje ka thirrur për ndezje qirinjsh, në nderim të aktivistit Astrit Dehari, i cili dje ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara në burgun e Prizrenit.

Astrit Dehari, ishte i arrestuar bashkë me pesë persona të tjerë, si i dyshuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është vrarë një vit më parë edhe djali tjetër, i cili ra aksidentalisht nga ndërtesa ku banonte.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com