TIRANE- Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj pritet të nisë sot takimet zyrtare me krerët e forcave kryesore politike në vend. Së pari është planifikuar një bashkëbisedim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës e njëkohësisht edhe kryeministër Hashim Thaçin.

Takimi në fjalë do të zhvillohet në orën 11:00 në selinë qendrore të PDK-së. Më pas Haradinaj do të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa në orën 15:00. Ditët e fundit janë shtuar aludimet në lidhje me atë çka do të ndodhë në skenën politike në Kosovë pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës.

(sg/shqiptarja.com)