PRISHTINE- Pas 2 rasteve në Shqipëri, shënohet viktima e parë nga gripi i derrit edhe në Kosovë. Një 57-vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 2 ditë pasi u paraqit në gjendje të rëndë. Sipas mediave kosovare, pacientja me inicialet G.R nga fshati Brod i Dragashit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte konfirmuar si e infektuar nga virusi H1N1. Në Kosovë deri më tani 20 raste kanë rezultuar se kanë virusin A(H1N1), ndërkohë që 5 prej tyre ndodhen aktualisht të shtruar në klinikën infektive.
Sa i takon situatës në vendin tonë kemi një shtim të rasteve të personave të prekur nga virusi pandemik. Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se aktualisht kemi zyrtarisht 45 persona me virusin e gripit A(H1), nga 41 që ishin një ditë më parë, ndërsa 38 persona janë konfirmuar me virusin A(H3), nga 36 që ishin një ditë më parë.
Mësohet se aktualisht në QSUT ndodhet në gjendje të rëndë një 76-vjeçar i prekur nga virusi i gripit.
Instituti i Shëndetit publik ka bërë të ditur se aktualisht në vendin tonë po bashkëqarkullojnë virusi sezonal dhe gripi pandemik.
Sa i përket virusit sezonal ISHP deklaron se ndodhemi në një situatë me intensitet mesatar, por që do të vijë në rritje.
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com