Prishtinë, opozita skeptike për
rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë, opozita skeptike për<br />rezultatet e dialogut Kosovë-Serbi<br>
Pavarësisht se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë tash e tutje do të zhvillohet në nivel presidentësh, opozita e vendit vazhdon ta kundërshtojë një gjë të tillë, duke thënë se dialogu duhet të vazhdojë të udhëhiqet nga Qeveria e vendit.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e opozitës gjithashtu shprehen pesimistë lidhur me të arriturat dhe me zhvillimin që mund ta ketë ky dialog, sepse, siç thonë ata, Serbia nuk është e interesuar që t’i zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani dhe pa i zbatuar ato ata rekomandojnë që të mos bisedohet më tutje.

Se ky dialog do të kalojë në nivel presidentësh tash e tutje e ka konfirmuar edhe Bashkimi Evropian, i cili përmes një komunikate (pas takimit të shefes së diplomacisë së BE-së Frederika Mogerini me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor) pati bërë të ditur se në takim është theksuar rëndësia e diskutimeve ndërmjet dy presidentëve: Hashim Thaçit e Aleksandar Vuçiqit, për ta çuar përpara dialogun.

Por, pavarësisht kësaj, ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur pritet të vazhdojë ky dialog.

Në anën tjetër, presidenti Thaçi tashmë ka bërë me dije se do ta krijojë një grup të unitetit në këtë fazë, ku përfshihet edhe opozita.

Por, ata vazhdojnë të potencojnë se Thaçi nuk është njeriu i duhur për ta çuar përpara dialogun.

Madje sipas opozitës Thaçi është personi më i padenjë për ta udhëhequr këtë dialog për vetë faktin se, sipas tyre, në shumicën e veprimeve të tij politike ai ka marrë vendime jo të duhura për Kosovën. /Zëri/

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion