PRISHTINE - U përurua sot në Prishtinë, me një ceremoni shtetërore, në sheshin e Pavarësisë, shtatorja e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, e vendosur në një bazament përballë Kuvendit të Kosovës.
Shtatorja e bronztë u realizua nga skulptori Julian Muçollari dhe është derdhur në fonderinë e veprave të artit në Tiranë. Ajo mbërriti në orët e vona të natës në Prishtinë nga Tirana nëpërmjet Rrugës së Kombit.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha në fjalën e rastit se kjo është një ditë historike, një ditë e lumtur, pasi që sot e përjetësisht në Prishtinë do të qëndrojë shtatorja e ish-Presidentit Rugova.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com