PRISHTINE-Policia e Kosovës ka arrestuar rreth 20 aktivistë të Lëvizjes “Studim, Kritikë, Veprim”. Ndërhyrja e policisë u krye ndërsa aktivistët e kësaj lëvizje, tentuan të pengojnë shortin për zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës. Sipas mediave kosovare policia gjatë arrestimit përdori edhe dhunë dhe si pasojë e dhunës një prej të arrestuarve u transportua me autoambulancë në spital.
Forca të shumta të policisë kanë shpërndarë studentët që protestonin para Rektoratit të UP-së.Gjithcka ndodhi pasi aktivistët e kësaj lëvizje u revoltuan meqë që nuk u lejua të marrë pjesë në hedhjen e shortit përfaqësuesit e saj Rron Gjinovci, Durim Jashari dhe Astrit Dehaja. Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës, Vaxhid Sadriu sqaroi pse nuk u lejua Gjinovci të futet në Rektorat.
“Duke e njohur atë si person pak problematik, Komisioni Zgjedhor i certifikoi me kusht që këta tre persona mos të kenë të drejtë të jenë në lista zgjedhore dhe të jenë persona kontaktues”, tha ai. Aktivistja e Lëvizjes “Studim, Kritikë, Veprim”, Teuta Rrusta tha se ngjarja e sotme nuk është fare e rastësishme, pasi vazhdimisht nga UP-ja janë quajtur organizatë problematike.
“Ne me të vërtetë mund të jemi problemi i tyre, për shkak se kemi fakte, i kemi dokumentuar për gjithë korrupsionin që janë duke e bërë, për shtypjen e madhe, për vjedhjen e fondit të studentëve”, theksoi ajo.
Rrusta tha se ka pasur dhunë fizike ndaj aktivistëve të kësaj lëvizje. Ajo paralajmëroi aksione edhe më radikale. Sekretari i UP-së, Vaxhit Sadriu tha se kjo lëvizje studentore, nuk merret me çështjet e arsimit dhe me çështje të Universitetit të Prishtinës, por me çështje politike.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com