PRISHTINË - Dhjetëra njerëz, së bashku me deputetët e AAK-së kanë dalë për të protestuar para ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë. Protesta është zhvilluar pas ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në aeroportin slloven, për shkak të një flet-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2006.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi sapo ka dalë nga takimi me ambasadorin Slloven ka deklaruar se po presin lirimin e Ramush Haradinajt dhe po ashtu presin që ambasadori slloven të kërkojë falje publike për këtë ngjarje.

proteste
proteste

Redaksia Online
(a.h.shqiptarja.com)