Prishtinë, protesta para UP, 33 të
arrestuar, 29 policë të lëndua

Prishtinë, protesta para UP, 33 të<br />arrestuar, 29 policë të lëndua
PRISHTINË-  Policia e Prishtinës ka konfirmaur se gjatë ditës së sotme janë arrestuar 33 persona, studentë dhe të shoqërisë civile, ndërsa 29 oficerë policia kanë pësuar lëndime.

Në një prononcim për KTV-në, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci bëri fajtorë protestuesit për dhunën e përdorur, kurse për policinë tha se ata ishin në nivelin e përgjegjësisë. Sipas tij studentët kanë përdorur mjete të forta që u kanë shkaktuar policëve lëndime të ndryshme.

Borovci po ashtu tha se policia është në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve, pra edhe të protestuesve, të cilët kanë të drejtën e protestës por pa rrezikuar lirinë e sigurinë e të tjerëve, ka thënë ai për RTV-në. Ndërsa nuk nuk ka konfirmuar asnjë të dhënë për protestues të lënduar. 

ORA 12:-00 VAZHDON PROTESTA KUNDËR REKTORATIT
Para Rektoratit të Prishtinës, numri i protestuesve nga rradhët e studentëve dhe organizatave të shoqërisë civile, sa vjen e rritet. Ndërkohë që është i madh edhe numri i të lënduarve, policë dhe studentë, të cilët janë shoqëruar me ambulancë për në urgjencë.
 
Këto çaste policia ka arrestuar Ilir Dedën nga shoqëria civile, si dhe Ylli Hoxhën, këshilltar i Vetëvendosjes në Kuvendin e Komunës.
 
Merret vesh se policia i ka dërguar ata në Stacionin numër dy të kryeqytetit.
 
Protesta e studentëve para Rektoratit të U.P “Hasan Prishtina” vijoi edhe sot me një numër më të madh pjesëmarrësish se ditët e tjera, gjithnjë me kërkesën për dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.
 
Po ashtu përplasja midis policisë e protestuesve po vazhdon.
 
Policia sot ka përdorur forcë të shtuar ndaj protestuesve, të cilët po ashtu nuk kanë kursyer mjetet ndaj tyre. 
 
Policia ka përdorur forcën që të pengojë protestuesit të hyjnë në ambientet e institucionit më të lartë arsimor. Policia ka përdorur edhe ‘spraj’ për të kthyer pas studentët.
 
Në hyrje të objektit ndodhen pjesëtarë të njësisë speciale të policisë si dhe punonjës të sigurimit të Rektoratit. Policë të tjerë tashmë kanë dalë jashtë portave të oborrit të Rektoratit, prej ku pengojnë depërtimin e protestuesve brenda ambientit. 
 
Pjesëmarrësit brohorisnin “Universitet, jo pushtet!”, “Marre!”, “Dorëheqje!”...
 
Kjo është dita e nëntë e protestës së studentëve dhe anëtarëve të një numri organizatash të shoqërisë civile.
 
Studentët po kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi pas zbulimit se kishte publikuar punime shkencore në një revistë të rremë në Indi.
 
Redaksia Online
(b.g/esh/ shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

SPAK e policia operacion në disa qytete, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste