Prishtina braktis konferencën në Beograd

Prishtina braktis konferencën në Beograd
Kosova braktisi mbledhjen në Beograd e Serbia braktis takimin në Sarajeve dhe Podgoricë
Ndërkohë, në katër takime rajonale të zhvilluara dje nuk është zbatuar marrëveshja për përfaqësimin rajonal tw Kosovës. Në Beograd, përfaqësuesi i Kosovës i ka braktisur punimet e konferencës për shkak se sipas qeverisë së Kosovës, i është pamundësuar pjesëmarrja. 
Sipas njotimit, Serbia si organizatore e kësaj konference ka dështuar të zbatojë pikën 2 dhe 4 të marrëveshjes. Ndërkaq, njoftohet se në një takim të ngjashëm në Podgoricë delegacioni serb është larguar nga takimi. Delegacion i Serbisë ndërkohë, I ka braktisur punimet edhe në Konferencën e këshillit për bashkëpunim rajonal, që u mbajt në Sarajevë, sepse në tabelën e Kosovës nuk është paraqitur përmbajtja e fusnotës. 

Përfaqësuesit e Kosovës nga ana tjetër nuk janë ftuar në konferencën e nëntë rajonale për siguri kufitare në Evropën Juglindore që u mbajt në Shkup. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin