PRISHTINE- Ministri i punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër ministrit të jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, përmes së cilës dënon ashpër sulmin e forcave siriane ndaj aeroplanëve turk, njofton ministria e jashtme kosovare.
“Republika e Kosovës i bashkohet shteteve demokratike të botës dhe Këshillit të NATO-së në kundërshtimin dhe dënimin e këtij sulmi, i cili është i papranueshëm për popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Ky sulm edhe njëherë dëshmon se regjimi i Assad-it vazhdon të shkel të gjitha normat ndërkombëtare të paqes, sigurisë dhe të drejtat e njeriut. Republika e Kosovës mbështet aspiratat e popullit sirian për liri, dinjitet njerëzor dhe të drejta politike”, thuhet në letrën e ministrit Hoxhaj.
Sot në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, shprehu solidaritet dhe mbështetje të plotë për Turqinë. Rasmussen e konsideroi të papranueshëm aktin e Sirisë dhe tha se Aleanca pret që një episod i tillë të mos përsëritet në të ardhmen.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com