Prishtina dhe Beogradi
drejt zyrave ndërlidhëse

Prishtina dhe Beogradi <br />drejt zyrave ndërlidhëse
PRISHTINE- Kosova dhe Serbia shkojnë drejt zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd, pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet në Bruksel ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, nën kyesimin e BE-së.

Derisa në Prishtinë që në janar është paralajmëruar se ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, do të jetë shef i zyrës ndërlidhëse në kryeqytetin serb, sipas medias në Beograd zyrtar ndërlidhës në kryeqytetin kosovar do të emërohet Dejan Paviçeviç, aktualisht shef i ekipit të qeverisë së Serbisë në dialogun teknik mes dy vendeve.

Sa i takon hapjes së zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se përfaqësimi i Kosovës do të jetë në rang ambasadori.

"Kjo zyrë do ta përfaqësojë Kosovën edhe në rrafshin politik dhe do të ketë edhe përfaqësim të të gjitha interesave të shtetit të Kosovës në Serbi, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve konsullore dhe do të jetë një kanal i fuqishëm i komunikimi për bashkëpunim në fusha të ndryshme të jetës", ka deklaruar Hoxhaj, para një jave në një konferencë shtypi, pas një takimi në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti.

Duke iu përgjigjur interesimit të medias, ministri Hoxhaj ka bërë të ditur se MPJ e Kosovës e ka hartuar një koncept të detajuar sa i takon misionit dhe funksionimit të kësaj zyre, mënyrës së akreditimit dhe stafit të zyrës.

(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve