Prishtina feston 100-vjetorin e
pavarësisë së Shqipërisë

Prishtina feston 100-vjetorin e <br />pavarësisë së Shqipërisë
KOSOVE - Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është veshur kuq e zi me simbolet kombëtare, për të shënuar 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në rrugë, në ballkone, makina dhe veshje dominon ngjyra kuq e zi, duk krijuar atmosferë festive kudo.

Që nga fillimi i muajit nëntor, Prishtina është zbukuruar me flamuj kombëtar. Qytetarë të shumtë janë veshur me ngjyra kuq e zi, duke zbukuruar edhe shtëpitë e tyre me simbole kombëtare.

Në rrugët e kryeqytetit dëgjohen këngë shqiptare, makinat janë mbuluar me flamuj dhe lokalet kanë filluar të mbushen me qytetarë, për të filluar ditën festive, informon RTK.

Çdo gjë është kuq e zi, në ballkone, institucione të shumta, në ambientet e shtëpive janë vendosur simbolet kombëtare, si flamuj, plisa të bardhë, emblema, veshje me motive kombëtare. Në disa lokale, kamerierët shërbejnë me plisa të bardhë.

Kjo atmosferë kuq e zi në kryeqytet është krijuar nga vetë banorët e Kosovës, duke vendosur prej ditësh flamujt kombëtar në ballkone, dritare e kudo. Prishtina është kryeqendra e Kosovës, që ka filluar aktivitetet nën petkun kuq e zi, për festimin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash