ATSH-Festivali i muzikës jazz në Prishtinë,  tashmë ka bërë të ditur të gjithë interpretuesit që do të performojnë nga 1 deri më 7 nëntor, në Teatrin Oda në kryeqytet.
Festivali i njohur për kombinimin e artistëve vendas e të huaj edhe këtë vit ka të njëjtin stil programor.
Hapjen e festivalit do ta bëjë JazzaiR't -i vendas, i përbërë nga Dukagjin Muhaxheri, Visar Kuçi, Nesim Maxhuni, Ilir Bajri dhe Armend Xhaferi.
Në ditën e dytë do të interpretojë pianisti serb, Bojan Z,në shoqërimin e Thomas Bramerie dhe Martin Wijnk. Festivali vazhdon me rikthimin e trios së Joja Wendt-it nga Gjermania në Kosovë, ndërsa më 4 nëntor interpreton kuarteti Francesco D'Errico.
Ndërkaq, më 5 nëntor, nga Belgjika vjen Ivan Paduart trio me Tineke Postma, më 6 nëntor kitaristët nga Amsterdami Kaja Draksler dhe Matis Cudars, ndërsa festivalin do e mbyllë performanca e Willard Dyson dhe The WDQT.
Motoja e festivalit  këtë vit është  #improvisekosova./ATSH/