Prishtina ndërton 50 banesa
për familjet e dëshmorëve

Prishtina ndërton 50 banesa<br />për familjet e dëshmorëve
PRISHTINË – Kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa, të martën ka vënë gur-themelin e objektit me 50 banesa për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës. Ky është objekti i dytë me radhë, që komuna e Prishtinës ka ndërtuar për familjet e dëshmorëve, ndërkohë që brenda pak ditëve do të vihet edhe gurë-themeli i objektit të tretë, po ashtu me 50 banesa, thotë njoftimi nga komuna e Prishtinës, që transmeton 'Koha Ditore".
 
“Komuna e Prishtinës këtë vit do të ndërtojë dy objekte me nga 50 banesa. Gurë-themeli që po hidhet sot është objekt për invalidët, veteranet dhe familjet e dëshmorëve. Do të ketë 50 banesa, si dhe një sipërfaqe rreth 3 mijë metra katrorë, vlera e të cilës përllogaritet në 850 mijë euro”, tha kryetari i bashkisë Mustafa.
 
Përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, Naser Pacolli falënderoi kryetarin Mustafa dhe komunën për përkujdesën e shtuar, që kanë për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë