Prishtina: Nuk ka më shqiptarë
në Damask, i kemi evakuua

Prishtina: Nuk ka më shqiptarë <br />në Damask, i kemi evakuua
PRISHTINE - Prishtina konfirmon zyrtarisht se të gjithë shqiptarët që jetojnë në zonat siriane të përfshira në konflikt të armatosur janë evakuuar. Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka deklaruar se nuk ka asnjë shtetas kosovarë që ndodhet në pjesët ku po zhvillohen luftimet. Sipas Selimit, të evakuuarit janë shqiptarët që jetojnë në Damask të Sirisë që nga koha e perandorisë osmane.

“Ju konfirmoj se Ministria e Punëve të Jashtme përmes ambasadës së Kosovës në Stamboll dhe ambasadës në Riad, e ka të konfirmuar që nuk ka kosovarë apo qytetarë të Kosovës rezidentë të Sirisë më në Damask. I kemi evakuuar të gjithë. Ekzistojnë një apo dy gazetarë që janë atje profesionalisht”, tha ministri.

Ndërsa duke ju referuar informacionit të përcjellë nga mediat kosovare nga një publicist shqiptar në Siri, sipas të cilit kanë mbetur të vrarë në Siri shtetasit shqiptarë Munir Arnauti dhe Behlul Arnauti, zv/ministri i Jashtëm kosovar theksoi se këta dy shqiptarë bëjnë pjesë tek ato familje të vjetra muhaxhire nga perandoria otomane të cilat jetojnë atje me shekuj.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat