Prishtinë, aktivistë të VV
qëllojnë me domate Kupe

Prishtinë, aktivistë të VV <br />qëllojnë me domate Kupe
PRISHTINË - Disa qindra aktivistë të Vetëvendosjes, bashkë me deputetët e kësaj lëvizjeje, në mesin e tyre edhe Albin Kurti kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, kundër ardhjes së Robert Kuper në Prishtinë, respektivisht paralajmërimit për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë.

Korrespondenti i Shqiptarja.com dhe A1Report në Kosovë raporton se protestuesit kanë hedhur domate në drejtim të eskortës së Kuperit dhe Qeverisë. Kuper po zhvillon një takim në selinë e qeverisë për bisedimet në mes të Prishtinës e Beogradit.

Glauk Konjufca, njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit tha se Vetëvendosja po proteston kundër bisedimeve Kosovë-Serbi të cilat po planifikohen në formën edhe më politike, të paralajmëruara edhe nga vetë zotëri Kuper. Sipas tij takimi i sotëm në mes të Kuper-it dhe zyrtarëve të Qeverisë njëkohësisht tregon se po përgatitet terreni që edhe Veriu i Kosovës të jetë pjesë e Bisedimeve.

 `Vetëvendosje është kundër çdo pazarllëku të politikanëve të korruptuar që po i bëjnë prapa shpinës së qytetarëve, dhe askush nuk ka të mandat për të bërë pazarllëqet me territorin e Kosovës` ka shtuar në fund Konjufca.

Protestuesit mbanin në duar pankartat “Jo negociata, Vetëvendosje”, “Stop dialogut”, “Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra”, “Serbia financon strukturat e saj ilegale në Kosovë”

Në takimin me ndërmjetësin e Kuperit ishte kryeministri i vendit, Hashim Thaçi dhe kryenegociatorja Edita Tahiri, ndërsa temë kryesore është mundësia e vazhdimit të dialogut dhe formati i tij. Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të vazhdojnë pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë. Por, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të vazhdojë bisedimet, nëse Serbia nuk zbaton marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel.

Kuper dje në Beograd ka mirëpritur `gatishmërinë e palës serbe që me bisedimet e nivelit të lartë, të zgjidhen problemet në Kosovë`. Pas largimit të Kuper me një veturë civile, protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje u larguan nga objekti dhe oborri i qeverisë.
(rg/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit