Prishtinë, marsh protestues
në mbështetje të Haradinajt

Prishtinë, marsh protestues<br />në mbështetje të Haradinajt
Nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova”, përballë Pallatit të Rinisë në Prishtinë ka filluar marshimi protestues në mbështetje të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
 
Qindra qytetarë janë mbledhur për të marshuar deri te Ambasada franceze në përkrahje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili të mërkurën është arrestuar në Francë.
 
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini tha se ushtarët e Serbisë kanë kryer krimet, e jo ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Ai para të pranishmëve tha se nuk duhet të harrohet se, Franca është shtet mik i Kosovës dhe para ambasadës do të kërkojnë vetëm vënien e drejtësisë në vend, e që është lirimi i Haradinajt.
 
“Duam t’i tregojmë Francës se nuk është drejtësi të mbahet Haradinaj në burg, pasi ka vënë gurthemelet e lirisë, tha Gjini. 
 
[gallery]20429[/gallery]
 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm