PRISHTINË, 2 Tetor /ATSH-B.Jashari/.-Në Prishtinë, nesër, nis punimet Sesioni i 13-të i Parlamentit Kulturor Evropian, i cili organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Parlamenti Kulturor Evropian , me përkrahje edhe nga Këshilli Britanik në Kosovë.
Në këtë sesion, nga data 3 deri në 5 tetor, do të marrin pjesë rreth 100 personalitete të kulturës nga Evropa.
Përveç artistëve dhe aktivistëve kulturorë nga Evropa, në panelet dhe aktivitetet që do të mbahen në këtë sesion, me ftesë të e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të marrin pjesë edhe rreth 30 artistë të ndryshëm nga Kosova.
Këshilli Britanik dhe Ministria kosovare kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje, duke përfshirë edhe axhendën e plotë të sesionit./a.g/
/Shqiptarja.com