Prishtinë, sulmohet
ambasada maqedonase

Prishtinë, sulmohet<br />ambasada maqedonase
Në orët e vona të mbrëmjes, një koktej molotovi është hedhur drejt ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme. Policia thotë se është në ndjekje të sulmuesve pasi objektet përrreth janë të pajisura me kamera sigurie.

Burimet e shqiptarja.com thonë se policia që ruan objektin ka parë tre persona me një veturë "Toyota" të cilët kanë zbritur dhe e kanë hedhur koktej molotovi drejt ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, Lagja Arbëria (ish-Dragodan), rreth orës 23:00.

Forcat policore gjenden në vendin e ngjarjes.

Gjendja dhe incidentet në Maqedoni mes sllavo-maqedonasve dhe shqiptarëve janë tensionuar kohëve të fundit.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori