/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot Presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi ligjin për buxhetin, për ta dekretuar në mënyrë të përshpejtuar.
Veseli pas takimit tha se "i kanë edhe katër ligje që kërkojnë miratim të shpejtë në Kuvendin e Kosovës, siç është ligji për ndalimin e pjesëmarrjes në konfliktet e armatosura jashtë vendit, ligji për mbikëqyrjen elektronike te të liruarve nga burgu dhe ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme".
Duke komentuar nismën e opozitës për seancë të jashtëzakonshme, Veseli tha se "ende nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga ta ashtu siç e parashikon rregullorja e kuvendit"./KosovaPress/
/Shqiptarja.com