Kryeministri Edi Rama u takua ditën e sotme me banorë të Kukësit në kuadër të aktivitetit Bashkia që duam, ku konfirmoi rikandidimin e Safet Gjicit në krye të Bashkisë së Kukësit. Rama tha se ka ardhur koha që Bashkinë e Kukësit ta marrë PS për të bërë shumë gjëra që kanë ngelur pa bërë për këtë qytet.
Rama tha se sot çelen punimet për aeroportin e Kukësit duke shtuar se më pas do nisin punimet edhe për ndërtimin e stadiumit, investime të cilat do të sjellin zhvillim urban për qytetin por edhe shumë vende të reja pune për qytetarët e Kukësit.
Kreu i qeverisë nuk la pa thumbuar edhe liderët e opozitës duke thënë se dalin nga parlamenti sepse janë të sigurt që nuk mund të fitojnë përballë PS.
Kreu i qeverisë Edi Rama konfirmoi rikandidimin e Safet Gjicit në krye të Bashkisë së Kukësit.
"Kandidatin për kryetarin e Bashkisë, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. E gjetëm dhe është kampion, ose të paktën për Kampion. Të paktën të mos fitoni Kampionatin, por të fitoni Bashkinë. Sado e mirë që të jesh, kur luan me një skuadër jo shumë të fortë. Besoj se jeni dakord që Safet Gjicin ta keni kryetar Bashkie. Nuk diksutohet që shumë gjëra janë bërë dhe shumë të tjera do bëhen akoma më mirë. Ka vetëm një forca që mund t'i bëjë gjërat. Është PS. Nëse keni nevojë për një ndihmë do më thërrisni mua se Lulin do e gjeni gjumë. Unë rri deri në tre të natës. Tani e mban Monika as gjumë as zgjuar", u shpreh Rama.
Edi Rama thumboi opozitën nga Kukësi duke thënë se PS mundi PD edhe kur Saliu kishte në dorë shtetin.
"Mbas aq shumë lutjeve Ramës, u ulëm dhe mori gjysmën e qeverisë dhe mori ministritë kryesore.Mos fol më keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj. Mbaruan zgjedhjet dhe doli jo me aq sukses. Filloi prapë muhabeti. Na vodhën, na vodhën. Në 2007 ne ishim në opozitë. Ku i nxirrej vota nga kutia shkopit që ka ngel pa flamur këtu. Në 2007 fituam. Në 2009 s'po e mpërmendim. Në 2013 fituam dhe me Saliun. Ka ndonjë që thotë se Luli është më i fortë se Saliu. Si qenka kjo që Salu me shtetin dhe policinë e mundëm pa pasur gjë në dorë, e nuk mundim dot Lulin tani që i kemi të gjitha. Monikës së shkretë ia vjedhin votat. Vjen dhe nga një shtresë më e vërfër. I ka ngel vetëm të thotë Zot zbrit në tokë. Pasi nuk i përgjigjet zoti sheh filxhanin. Sheh aty një Z të madhe që është i zënë dhe mos e bezdis fare", u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë tha se Rruga e Kombit është vepra më e mirë e opozitës dhe atë e kanë lënë rrugës ashtu si gjërat e tjera që kanë bërë.
"Në rrugën kombëtare kemi nisur së pari të adresojmë rreziqet dhe së dyti po vijojmë të investojmë. Ata thonë se bënë shumë rrugë dhe i lanë rrëgve. Kjo rrugë është gjëjaa më e mirë që kanë bërë por edhe këtë e lanë rrugëve. Sic lane rrugët rrugëve kanë lënë dhe veten rruëgve. Kush i tha të ikin nga parlamenti. Mirë që ikin po pse duan të futen me zor. E provuam t'ia hapim derën para dy vitesh dhe pse mund t 'i kishim thënë vazhdoni sepse të gjitëh e kuptuan se ata nuk fitonin dot", tha Rama.
Në fjalën e tij nga Kukësi, kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe protestën e disa militantëve të PD, të cilët bllokuan rrugën në hyrje të qytetit për të mos e lejuar kalimin e tij. Kreu i qeverisë theksoi se Kukësi traditën e mikpritjes e ka shumë të fortë, pavarësisht të disa banorëve që bllokojnë rrugën.
"Jam i bindur se zhvillimet do të vijnë në të mirë të banorëve. Traditën e mikpritjes e keni shumë të fortë, edhe pse disa dalin te rruga. E dimë që pyll pa derra s'ka. Ne kemi një program që mbështesim me para nga fondi i qeverisë për bujtinat dhe agroturizmin. Ka disa iniciativa, por duhet të ketë shumë më tepër. Ky aeroport këtu është mekanizmi që do të bëj një kapërcim të madh sepse do të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve rreth e rrotull. Do të ketë më tepër njerëz që do të kalojnë këtu, që do të blejnë, do të konsumojmë. Jemi në një moment për ndryshim shumë të madh të Kukësit. Jemi në momentin që ndryshimi duhet të fillojë që në Bashki. Kandidatin për kryetarin e Bashkisë, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. E gjetëm dhe është kampion, ose të paktën për Kampion. Të paktën të mos fitoni Kampionatin, por të fitoni Bashkinë. Sado e mirë që të jesh, kur luan me një skuadër jo shumë të fortë, demotivohesh", u shpreh Rama.
Rama tha nga Kukësi se taksa për Rrugën e Kombit ishte një gabim por qeveria reflektoi në kohën e duhur.
"Ne ishin gabim për taksën e rrugës dhe ju kihsit të drejtë. Ajo që ka rëndësi është se deri dje Kukësi dhe e gjithë Shqipëria kishin një qeveri e cila gabonte shumë, mendonte pak dhe nuk reflektonte kurrë. Ne jemi një qeveri që reflekton kur gabon. Ne nuk jemi të pagabueshëm. Ai nuk ishte një gabim i vogël sepse futi në siklet një komunitet të tërë. Jemi vazhdimisht këmbëngulës për të bërë më të mirën. Jo gjithmonë ata që protestojnë kanë të drejtë. Ne reaguam ashtu ci duhet. Jemi në një rrugë që po sjell investime", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës ku po zhvillon një takim me banorët në kuadër të aktivitetit Bahkia që duam. Ai tha se qeveria do të vijojë punën për ndërtimin e aeroportit dhe stadiumit të cilat sipas tij do të hapin shuëm vende pune për qytetarët e Kukësit. Rama tha se tashmë është koha që Bashkinë ta marrin ata sepse do të bëjnë për Kukësin gjëra që duhet të ishin bërë me kohë.
"Aeroporti është në një pozcion shumë strategjik sepse mbledh shqiptarët këtej dhe andej kufirit. Do i japë mundësinë cunave të Kukësit të vijnë me shumë pak paund. Disa do vijnë për punë dhe fetsa. Ka dhe disa që do vinjë për protesta. Parashikohet një fluks prej rreth 300 mijë pasagjerësh në vitin e parë për t ëshkuar deri në 1 milion pasagjerë në vit. Është një projekt që na jep garancinë se do të jetë edhe një gjenearator vendesh pune. Cdo dollar në aviacion përkthehet në 4 dollar përfitim. Ky aeroport do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjithë zonën. Shërbimet do të prodhojnë vende pune që pararashikohen të shkojnë deri në 12 000. Jemi duke përfunduar edhe projektin e stadiumit. Sepse Kukësi e meriton një stadium. Investimi edhe aty do të kryehet sic jemi zotuar. Së shpejt od të jemi këtu për të filluar punën për ndërtimin e stadiumit. Me ndërtimin e tij do t'i prisni këtu miqë që do vijnë. Besoj ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për Kukësin shumë gjëra që duhet të ishin bërë me kohë dhe për të dalë nga një situatë që duhen katër muaj për të marrë leje për spitalin. Qeveria vendos fonde për spitalin", tha Rama.
Njerëz të rinj nuk ka? Apo duhen Bexhetë, Sadetë, Kudretë, Hyqmetë, Xhevdetë, Bajramë, Osmanë, Ramadanë, Demirë, Myftirë, Shaqirë, Paqirë etj
Përgjigjueshte mundesia qe kuksit po i vjen duhet te mbeshtesim safet gjicin edhe te behen te gjitha ato qe per kaq vite sjan ber. faleminderit zotit Rama per kete mundesi
PërgjigjuSafet gjici esht zgjidhja e duhur per kuksin.. duhet vota juaj per te zgjuar ate bashki qe per vite me radh ka ren ne gjume ..
PërgjigjuNe besojm se safeti do i kthej vlerat kuksit te humbur ne gjith kto vjet!
Përgjigjuka ardh koha q qyteti si kuksi shkodra lezha q historikisht kan qen ne qeverisje nga e djathta kan ttreguar qe nuk jan te afta per te qeverisur bashkine sic duhet. por te kalojn ne nje qeverisje nga kandidatet e partise socialiste per te treguar se ca do te te thote mireadministrim i bashkive!
PërgjigjuO Rame Ruspia!taksen e kombit ta vinje pasi te ishte futur ne burg hajduti i vjedhjes se kesaj rruge Basha por ti biles e demshperbleve edhe per pallatin pa leje me paret e budallenjve shqiptare!Asnje lloj shteti nuk funksjonon po nuk u vu drejtesia ne fillim.Talle bythen me kete popull!
Përgjigju