TIRANË - Dy të rinj kanë rënë pre e një prite në periferi të kryeqytetit ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur nga goditjet me grushte në kokë.
Emisioni 112 ishte me patrullën e policisë dhe ju sjellim pamjet ekskluzive nga reagimi i efektivëve në këtë ngjarje. Dy të rinjtë ishin në makinën e tyre kur një tjetër mjet u ka dalë përpara dhe u ka prerë rrugën. Prej mjetit kanë dalë 4 djem që kanë dhunuar 2 të rinjtë duke lënë me disa dëmtime në kokë e fytyrë njërin prej tyre, ndërsa djali tjetër telefonoi më pas policinë. Nga uniformat blu po vijojnë hetimet për identifikim dhe kapjen e autorëve ndërsa nuk dihen motivet e ngjarjes. (Shikoni minutën 11 në video për këtë rast)
Klientët e një lokali pranë zonës së "Ali Demit" kanë shpëtuar mrekullisht pa lëndime pasi vazoja e luleve nga ballkoni i një pallati ra poshtë tek lokali. Pronari i biznesit telefonoi policinë ndërsa tregon se klientët shpëtuan për pak dhe kërkon që të gjendet apartamenti nga u rrëzua vazoja. Në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmetojmë pamjet nga kjo ngjarje dhe ndodhi të tjera me të cilat efektivët e policisë janë përballur gjatë detyrës së tyre.
Gjatë patrullimit në Rrugën e Elbasanit, efektivët e policisë konstatojnë 3 fëmijë që kanë hipur në një pemë tek e cila kishte dhe kabuj elektrik, ata zbriten nga policët.
Në fund të këtij episodi të 31-të janë pamjet nga kamera e trupit të policisë teksa zjarrfikësit dhe efektivët reagojnë në një rast zjarri pranë Qytetit Studenti ku çatia e një ndërtese 3-katëshe është përfshirë nga flakët, fatmirësisht pa të lënduar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.3%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 264
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars, 17:27
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
Parakalimi i gabuar në tunelin e Murrizit me makinën e Policisë, Proda urdhëron hetim disiplinor për inspektorin dhe shefin e Komisariatit Mat! 40 mijë lekë gjobë efektivit
22 Mars, 21:05
-
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
21 Mars, 13:08
-
Zgjedhjet/ Proda takon Celibashin në KQZ: Kush cenon procesin, do përballet me pasojat ligjore, do ndjekim çdo rast! Bashkëpunim edhe me Prokurorinë
18 Mars, 13:38
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)
13 Mars, 13:39
-
Proda: Vitin e kaluar erdhën 10 mln turistë dhe nuk pati asnjë incident! Policimi në komunitet rriti parametrat e sigurisë
12 Mars, 16:38
-
Kishte kryer disa vjedhje në Milano, arrestohet 33- vjeçari nga Laçi, pritet ekstradimi në Itali (EMRI+VIDEO)
12 Mars, 08:52
-
Mbretëria e Bashkuar i dhuron policisë së shtetit pajisje imazherike për detektimin e shpejtë të drogës e armëve në kufi
9 Mars, 14:33
-
Policia finalizon operacionin “Rifle”: Sekuestrohen armë, municion dhe mjet prerës, vihet në pranga 53-vjeçari në fshatin Grorë
9 Mars, 10:54