Pritë në autostradë makinës së 
sigurisë, grabiten 500 mijë lekë

Pritë në autostradë makinës së <br />sigurisë, grabiten 500 mijë lekë

TIRANE - Grabitet me armë makina e rojës së sigurisë të një kompanie celulare. Grabitja është realizuar nga 3 persona të armatosur dhe të maskuar të cilët i kanë zënë pritë makinës së “Security”, në një rrugë dytësore në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes së makinës, dy policët privatë kanë mbetur të plagosur. 

Edhe pse të armatosur policët privatë nuk kanë qëlluar, ndërsa grabitësit kanë shtënë dy herë me pistoletë, por fatmirësisht pa të lënduar. 

Menjëherë pasi kanë marrë paratë grabitësit kanë braktisur makinën e tyre në afërsi të Vorës dhe e kanë djegur për të humbur gjurmët, një veturë “Mercedez- Benz”
 
Dyshohet se shuma e parave te grabitura te jete rreth 5 milione leke te vjetra edhe pse burime per A1 Report thanë se ajo mund të jetë edhe më e madhe. Ndërkohe policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e kësaj ngjarjeje.

Nga hetimet e para të policisë dyshohet se mjeti i përdorur është vjedhur pak ditë më parë në Kavajë. Policia ka marrë deklarimet e tre personave që shoqëronin paratë, si dhe të disa dëshmitarëve. Veç hetimeve për grabitjen, policia po kryen verifikime edhe ndaj shoqërisë së sigurisë fizike, pasi ka dyshime se ajo ka shkelur rregullat e transportit të vlerave monetare.


/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

20 gola këtë sezon, tre klubet e Serie A pas sulmuesit të Kombëtares! Plan për të luajtur me binjakun

20 gola këtë sezon, tre klubet e Serie A pas sulmuesit të Kombëtares! Plan për të luajtur me binjakun