‘Pritëm 3 dekada’, shikoni pamjet brenda Xhamisë së Namazgjasë! Përlotet Myftiu i Tiranës

Myftiu i Tiranës Gazment Teqja, i cili do të përfaqësojë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku për të parën herë duken ambientet e brendshme të objektit të kultit.

Teqja, i cili do të jetë edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë, i përlotur shprehet se kanë pritur 3 dekada për të mbërritur te kjo ditë e madhe për besimtarët myslimanë.

“Përshëndetjet më të përzemërta dhe selamet më të ngrohta të gjithë vëllezërve dhe motrave besimtarë shqiptarë, por jo vetëm, në Shqipëri dhe në të gjithë trojet. Për Zotin është ditë e madhe sot! Të gjithë sytë e shqiptarëve dhe Shqiptarisë janë të drejtuara te ky event i madh që do të ndodhi sot. Hapja e Xhamisë së Madhe. Mbi tre dekada që e presim hapjen e kësaj xhamie, ndërtimin e kësaj xhamie. Desh Zoti i madh që u bë realitet. Edhe pak orë na ndajnë nga inaugurimi i madh. Ju siguroj për diçka, që do të jetë diçka madhështore.

Do të jetë diçka e mrekullueshme. Kjo xhami do të jetë burim i mirësisë, burim i fesë së bukur, ruajtja e traditës. Zoti e bëftë të hairit dhe Zoti na ndihmoftë që të bëhet më e mira. O zot faleminderit! Edhe e gëzofshin të gjithë shqiptarët dhe faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuuar, qoftë donatorët, qoftë ata të cilët kanë kontribuuar edhe me formën më të thjeshtë për arritjen e kësaj dite. Zoti ju dashtë të gjithëve dhe vetëm mirësi e begati ju uroj!”, shprehet Teqja.

Xhamia e Namazgjasë është një investim me vlerë 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Ajo ka një kapacitet për 5000 persona dhe një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leom: 10/10/2024 17:30

    1. Erdogani vjen vetem per xhami, ndaj ska kurrfare respekti per shqiptaret sesa per shperhapjen e fese. 2. Pse nuk jep erdogani ndihma si shpi kontenier, autoaumbulanca, zjarrefikese apo ndertimin e shtepive jetimore. 3. Pse erdogani nuk ndihmon ne objekte fizike dhe ndihme reale por investon kaq shume para per ndertimin e nje objekti fetar qe duhet te falesh e jallah te vijne te mire kur mund te beje drejtperdrejte te mira?! 4. Ne kemi shume nevoje per zjarrefikse se ato qe jane jane te viteve 80 e mezor punojne pompat. Pse nuk nderton shtepi per te moshuarit apo te investoje para tek femijet jetime? Apo shkoni ne xhami ju qe kemi investuar 100mln euro, faluni qe zoti ti japi te mira ketyre femijeve. Kur mund ti jeonin keto para drejtperdrejt tek femijet. 5. Ne kemi nevoje per spitale e aparatura, pse nuk ndertoi nje poliklinike te madhe aty???? Pse??? Qe te ndihmoje dhe te sherohen njerezit. Ti kishte vene emrin e vete klinikes kujt i plas. Aaaa po jom se duhet nje xhami aty ne mes qe te falen njerezit qe ishalla ti ndertoje Zoti kliniken te sherohen. Ik me gjith keto turklleqe se nuk ka hajer ne Lindje. Nuk ka zhvillimim asnje vend ne lindje te mesme, vec vazhdojne vazhdimin. Zhvillimi vetem nga Europa vjen dhe pike. Kush mendon ndryshe te iki te pird*t ne turqi

    Përgjigju
    • Bukshkali: 10/10/2024 19:30

      Po ato shpit pas tërmetit ne Laç kush i bani, apo vatikani?

  • Aleks: 10/10/2024 16:58

    Ta gezoni ju turqit e vegjel. Erdogani vjen vetem per xhami. Sa I gezuar. Nje fabrike ushqimore duhet tè gezoj gjuthe shqiptaret. Xhamia pak njeres. Feja ime eshte shqiptaria

    Përgjigju
  • Turkuuu: 10/10/2024 16:19

    Sherbetoret e turkut,1 shekull mbrapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty