Etiopia dhe Togoja shumë shpejt do t`i publikojnë njohjet për Kosovën dhe t’i dërgojnë notat verbale në Prishtinë. 
Republika e Togos ndodhet në Afrikën Perëndimore dhe kufizohet me tri shtetet që e kanë njohur Kosovën - Ganën në perëndim, Beninin në lindje dhe Burkina Fason në veri. 

E, Republika Demokratike e Etiopisë ndodhet në Afrikë dhe është vendi i dytë në këtë kontinent për nga numri i banorëve, me më shumë se 84 milionë. 

Njohjet nga Togoja e Etiopia pritet të rrisin numrin e vendeve që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës në 93, ndonëse ende mungojnë njohjet formale dhe vazhdon të mbetet e paqartë nëse Nigeria dhe Uganda e kanë njohur pavarësinë, shkruan Gazeta Ekspres.

/rg/shqiptarja.com/