Ka përfunduar shorti i Champions League për fazën e 1/8 që është edhe faza e parë me eliminim direkt. Me fat kanë qenë skuadrat italiane, ndërsa përballja më e madhe është ajo mes Liverpool dhe Real Madrid. Përshtypje padiskutim bën edhe Bayern Munchen-Paris SG. Francezët që dolën të dytët në grup do përballen me kampionët e Gjermanisë, të cilët ishin në grup me Interin dhe Barcelonën dhe e mbyllën me pikë të plota.

Sa i takon kampionëve të Italisë, Milan, është shortuar përballë Tottenham. Ndoshta jo kundërshtari më i lehtë i mundshëm, por kur mendon se skuadra të mundshme ishin edhe Reali me Bayern atëherë Pioli duhet të buzëqeshë. Sakaq të lumtur janë edhe tek Interi që përballë do kenë Porto-n, ndërsa Napoli ka pëshkuar gjermanët e Eintracht Frankfurt.

Ndeshjet e 1/8

Leipzig vs Manchester City

Club Brugge vs Benfica

Liverpool vs Real Madrid

Milan vs Tottenham

Frankfurt vs Napoli

Dortmund vs Chelsea

Inter vs Porto

Paris SG vs Bayern Munchen