Priten pishat dhe mbushet me plehra, pylli i Sodës në Vlorë drejt shkatërrimit

Pylli i Sodës në Vlorë po degradohet dita ditës, përveç thyerje të shumta të pemëve aty edhe dora e njeriut ka bërë kërdinë, dukë prerë qindra drunj  pishe që deri tani cilësohen si mushkëria e qytetit të Vlorës ndërkohë që po zhdukën ccdo ditë.

Sikur të mos mjaftojë vetëm prerja e druve, brenda pyllit gjenden tonelata të tëra me plehra dhe mbetje të ndryshme të cilat janë hedhur nga njerëz të papërgjegjshëm. Në lidhje me këtë problematikë, Report tv është interesuar në Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit dhe në Bashkinë e Vlorës, por deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje për këtë katastrofë ekologjike.

Agjencia e Rajonale e mjedisit arsyetohet se kompetencat për të kontrolluar territorin e pyllit të Sodës në Vlorë i kanë kaluar Bashkisë, ndërsa institucioni vendor, në këtë rast Bashkia mbjell pemë të reja, duke u hedhur hi syve qytetarëve vlonjatë duke pretenduar se po i shton hapësirat e gjelbëruara.

Edhe institucionet qendrore si ministria e Mjedisit dhe Turizmit, disa herë kanë organizuar aksione pastrimi, por kjo vetëm sa për të bërë fushata sensibilizimi para medieve. Ndërkohë gjithçka mbetet vetëm brenda fushatës, ndërsa realiteti mbetet po i njëjti, i pandryshuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 10/04/2018 22:04

    Ku je o Lel derdimeni...

    Përgjigju
  • Ramazan Daci: 10/04/2018 20:42

    Mos po si ka mundesi ! Dritan Leli sikur e mori ne mbrojtje Pillin e Sodes dhe kercenoi hapur me ndeshkim sipas ligjit !!!! Shifeni mavrine Ja shifeni https:://yotu.be.dga5WNtRq6A

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane

Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane