Mbas protestave të ditës së djeshme, qeveria e Kosovës merr masa për të parashikuar çdo incident të mundshëm. Protestuesit që u mblodhën dje para godinës së qeverisë kanë hedhur gurë ndaj policisë. Të paktën 13 protestues u arrestuan, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan gjatë protestës.
Mëngjesin e sotëm, forcat e njësisë speciale janë vendosur në pjesë të ndryshme të oborrit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kossovës.
Ata janë vendsour në gjendje gatishmërie për çdo ngjarje të mundshme që mund të vijë nga protestuesit. Ndërkohë që këta të fundit kanë paralajmëruar për protesta edhe ditën e sotme.
Ditën e djeshme, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur para godinës së qeverisë për të kundërshtuar urdhër-arrestet për deputetët e opozitës.
Mëngjesin e djeshëm policia u përpoq të arrestonte ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti i cili prej disa seancash në Kuvend ka hedhur gaz lotsjellës për të penguar zhvillimin e seancave pasi kundërshton marrëveshjet me Serbinë.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com