Pritet miqësorja Itali-Shqipëri
De Biasi: Nuk është zyrtarizua

Pritet miqësorja Itali-Shqipëri<br />De Biasi: Nuk është zyrtarizua
Kombëtarja shqiptare mund të zhvillojë një ndeshje miqësore me Italinë më 18 nëntor. Mediat italiane zbulojnë se në këtë datë të lirë nga FIFA, trajneri i italianëve, Antonio Conte dëshiron ta shfrytëzojë, ndërsa dhe La Gazzetta Dello Sport zbulon se tashmë kanë nisur negociatat me Shqipërinë.
 
Për të zhvilluar këtë miqësore të shumëpritur nga tifozët shqiptarë një ndihmë e madhe do të jepet dhe nga trajneri De Biasi. Mediat raportojnë se negociatat janë drejt fundit dhe ndeshja mund të luhet më 18 nëntor në një stadium të shtetit fqinj, pra në Itali. Shqipëria nuk ka impenjim në nëntor dhe do ishte e gatshme të testonte veten me një kombëtare të madhe si ajo italiane.
 
Gjithsesi raportohet se kandidat i fortë për kuqezinjtë për t’i rrëmbyer këtë miqësore të kaltërve është dhe Kolumbia, një skuadër shumë më tepër cilësore se e jona.
 
Vlen gjithashtu për tu përmendur se më 16 nëntor Italia do të luajë ndeshjen zyrtare me Kroacinë dhe ekziston mundësia që në miqësoren e mundshme me Shqipërinë trajneri Conte të luajë me rezervat.
 

Ndërkohë dhe trajneri i kombëtares Giani De Biasi foli për A1 Report për miqësoren e mundshme me Italinë. Ai tha se kampi Kuq e Zi  shpreson për një përballje të tillë, por ende nuk është zyrtarizuar asgjë.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)