TIRANË - Mos u habisni nëse në Tiranë hasni rrugën “Kuvajti”. Ajo është inauguruar këtë të martë në një ceremoni të posaçme dhe ndodhet në afërsi të Pallatit të Brigadave, aty ku dhe është vendosur selia e ambasadës se Kuvajtit.  
 
Shiriti i inaugurimit u pre nga kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kryeparlamentari Ilir Meta, nënkryetari Idrizi, ministri i Transportit Edmond Haxhinasto dhe diplomat të huaj.
 
Në ceremoninë simbolike,  Meta vlerësoi kontributin që ka dhënë shteti i Kuvajtit me financime të rëndësishme dhe projekte të shumta në vendin tonë.
 
Gjithashtu,  kryeparlamentari falënderoi në veçanti edhe ambasadorin kuvajtian Najeeb Al – Bader për mbështetjen e madhe që u ka dhënë këtyre projekteve.

meta

meta

meta

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)