Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale! Gjykata e Athinës rrethohet nga autoblindat, shpërthejnë protesta të dhunshme (VIDEO)

GREQI- Pas 5 vitesh e gjysmë gjyqe, liderë dhe ligjvënës të partisë Agimi i Artë, u shpallën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tyre për krime  dhe drejtimin e një organizate kriminale. Shumica e të akuzuarve mungonin në sallë në momentin e dhënies së vendimit, vetëm 11 të pranishëm dhe asnjë nga udhëheqësit e Agimit të Artë.

 Pas marrjes së vendimit shpërthyen protesta të shumta jashtë Godinës së Gjykatës së Apelit.Themeluesi dhe udhëheqësi i partisë ekstremiste greke Agimi i Artë, Nikos Michaloliakos, u shpall fajtor për "udhëheqjen e një organizate kriminale". Mijëra u mblodhën për tubime antifashiste përpara vendimit, i cili përfshinte 68 udhëheqës dhe anëtarë të partisë. Prokurorët grekë thanë se 68 udhëheqës, deputetë dhe aktivistë urdhëruan ose të paktën ishin në dijeni të vrasjes së Pavlos Fyssas, repistit antifashist i vrarë në Shtator të 2013. Ata janë gjithashtu të dyshuar për sulme të tjera të dhunshme dhe përpjekje për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2012, Agimi i Artë, i njohur për mitingjet e stilit ushtarak dhe përshëndetjet naziste, fitoi për herë të parë disa vende në Parlament, pasi siguroi votat e grekëve të pakënaqur me masat kundër krizës ekonomike dhe praninë e rritur të emigrantëve. Subjekti politik qëndroi në Parlament deri në zgjedhjet e vitit 2019, kur dështoi të kalonte pragun elektoral. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Protesta pas vendimit të Gjykatës së Apelit/ Pavlos është gjallë, shtypi nazistët

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Athinë, për shpallje e Agimit të Artë  si një organizatë kriminale, ka nxitur trazira të shumta.

Nga terreni raportohet për përplasje të dhunshme mes mbështetësve të  

Agimit të Artë dhe manifestuesve kundër tyre. Policia ka ndërhyrë për të marrë nën kontroll situatën, ku raportohet se në vendin e ngjarjes janë hedhur hidhen sende të forta dhe gaz lotsjellës.  

Në saj të dhënave të siguruara nga mediat greke  më shumë se 30 mijë persona janë  përfshirë në protestat para gjykatës.  Pjesa më e madhe janë kundërshtarë të Agimit të Artë dhe mbështetës të dënimit të dhënë ndaj tyre. 

Njoftohet se përveç Athinës protestat kanë nisur edhe në Selanik.

Dhjetëra dënime, mes tyre 16 për vrasje u dhanë ditën e sotme ndërsa në gjyq ishte e pranishme dhe Magda Fyssa nëna reperit Pavlos Fyssa, i cili u vra nga anëtarë të organizatës  në Shtator të 2013 dhe  ishte prova kryesore për Gjykatën.

Pas vendimit, me lot në sy por e lumtur që drejtësia u vu në vend, e ëma e Pavlos mësohet të ketë thënë ” Pavlos e bëri… Djali im. Kam pasur të drejtë, kam humbur një fëmijë, por kam fituar të gjithë fëmijët e botës. Pavlos është gjallë, shtypi nazistët”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Antifashisti: 07/10/2020 17:36

    Nje BRAVO te madhe per POPULLIN GREK, qe ne fillim i nxori me neveri nga politika keto plehera dhe sot i nxori jashte ligjit! "Popujt ia shtypen koken, por kurre nuk duhet harruar, se barku nga ai doli ende nuk eshte shterpezuar". Eshte edhe fitorja e heroit te lavdishem Manol Glezos!

    Përgjigju
  • Arben Metani: 07/10/2020 16:31

    Magda jam i lumtur qe ti me bere te jem djali jote sot.

    Përgjigju
  • Bravo: 07/10/2020 16:18

    I lumte gjyqtares, shembull per SPAK, dhe mos frikesohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja