Lajme të reja raportohen nga Itali përsa i përket javës së ardhshme të Seria A, që deri më tani ishte folur se do të anullohet, nisur edhe nga deklarata e kryeministrit të vendit Guiseppe Conte. Sipas ‘ANSA-s’, presidenti i ligës së Seria A, Paolo Dal Pino, i ka dërguar një letër qeverisë ku i ka kërkuar që ndeshjet të zhvillohen.

Gjithsesi sipas Pino-s, në zonat e cilësuara si të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit, ndeshjet mund të luhen në stadiume me dyer të mbyllura. Kështu edhe supersfida Juventus-Inter mund të luhet pa praninë e tifozëve në stadium.

Kjo kërkesë e Pino-s erdhi pas bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Sporteve. Gjithsesi vendimi përfundimtar pritet të bëhet në orët e mëvonshme.