TIRANË - Në pritjen e organizuar sot nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, me përfaqësues të institucioneve të zgjedhura ra në sy përshendetja e kryeministrit, Edi Rama me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
 
Shtrëngimi i duarve mes të dyve, është pasuar me po të njejtin gjest dhe mes Dedjes dhe Metës. Kjo vjen në një moment kur mes këtyre inisitucioneve ka pasur një krisje të ardhur nga rrëzimi i aktit normativ të qeverisë për nëpunësin civil dhe pse vendimi ende nuk është zbardhur, që do të thotë se akti noramtiv vijon të mbetet në fuqi.
 
Gjithashtu kryeministri Rama ka shtrënguar duart edhe me gjyqtarin Tomë Ndreca, të cilin gjatë vitit 2011 opozita e atëhershme, mazhoranca e sotme e akuzoi për njëanësi në shpalljen e vendimit për zgjedhjet lokale në Tiranë, ku u shpall fitues. Lulzim Basha
 
Pas fjalës së mbajtur, Rama e Meta kanë qëndruar për disa minuta kokë më kokë me kreun e Kushtetueses.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)