Pritje madhështore për Shqipërinë
në Kosovë, Cana: Jemi në shtëpi

Pritje madhështore për Shqipërinë<br />në Kosovë, Cana: Jemi në shtëpi
Kombëtarja shqiptare është pritur në mënyrë madhështore nga një numër i madh tifozësh në aeroport, por edhe në hotelin ku është akomoduar në Kosovë.
 
Pas mbërritjes në Prishtinë, kapiteni Lorik Cana është shprehur mjaft i lumtur për ndeshjen miqësore dhe pritjen entuziaste.
 
“Jam krenar që jam në një vend dhe në një stadium ku unë kam debutuar dhe ku babai im ka qenë pjesë e ekipit që i përket ky stadium.
 
Kombëtarja jonë ka arritur një sukses dhe i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me kualifikimin në Europianin e Francës.
 
Pritja ka qenë shumë e mirë nga çdo person që kemi takuar, çdo makinë na kanë përshëndetur dhe të gjithë njerëzit, ashtu si dhe ‘Plisat’, ndaj dhe ishte vërtet një pritje fantastike”, ka deklaruar Cana.
 
Ndërsa Taulant Xhaka tha se “Është një ndeshje shumë emocionuese, e gjithë familja do të jetë këtu. Rezultati nuk ka rëndësi në këtë ndeshje. Duhet ta shijojmë në maksimum këtë moment të mirë për gjithë shqiptarët”, ka thënë Xhaka.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën