Lionel Messi është pritur në Azi në mënyrë madhështore. Pasi Inter Miami zhvilloi 2 ndeshje miqësore në Arabinë Saudite në kuadër të turneut ndërkombëtar, ndalesa e radhës e tyre ishte në Hong Kong të Azisë.
Ajo që mori më së shumti vëmendjen ishte pritja e jashtëzakonshme që iu bë Messit gjatë seancës stërvitore, ku u tha se mbi 40 mijë njerëz janë mbledhur në stadiumin kombëtar të vendit, vetëm për të parë yllin argjentinas teksa stërvitjes.
I tërë stadiumi po brohoriste emrin e yllit argjentinas dhe ishte mbushur me fanella të shumta të Messit nga Inter Miami dhe kombëtarja e Argjentinës.
Inter Miami do të përballet me Hong Kongun sot (e diel) ku pritet që edhe gjatë ndeshjes të mbizotërojë euforia dhe entuziazmi i krijuar ndaj Messit.
شعبية الأفضل في التاريخ ???????? pic.twitter.com/X7F2xDPnlb
— Messi Xtra (@M30Xtra) February 3, 2024