Këngëtari Ricky Martin, ylli i muzikës pop elektrizoi Tiranën mbrëmjen e sotme me ritmin e muzikës latine.

Gatë koncertit që zhvilloi në Sheshin “Skënderbe” falenderoi për mikpritjen e ngrohtë, duke premtuar se do të rikthehet.

“Dashurinë që kam parë në këtë qytet të bukur si Tirana është e mrekullueshme. Është shumë i mahnitshëm, shumë i ngrohtë(mikëpritje), shumë i bukur. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Unë do të kthehem sërish, ju premtoj që do ta bëjë këtë. Dua që të jem në të gjithë Shqipërisë. Ju duhet të jeni shumë krenar për këtë vend kaq të bukur. Unë do të shkoj përreth botës duke folur për Shqipërinë, ju premtoj”, deklaroi Ricky Martin.

Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën të dëfrehen, me artisin e madh Ricky Martin. Ylli i hitit ‘Livin la vida loca’ performoi në bashkëpunim me trupën e Operës dhe Barletit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Ricky Martin ndez skenën në Tiranë: Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do jetë e fundit! Duhet të jeni krenar për vendin tuaj

 

Këngëtari Ricky Martin ka patur një mesazh të bukur për vendin tonë ndërsa premtoi që do të rikthehet sërish.

‘Dashuria që kam marrë në këtë qytet të bukur është e mrekullishme. Kjo është hera ime e parë këtu por nuk do të jetë e fundit! Duhet ë rikthehem për shumë gjatë, ju premtoj që do jem këtu. Do ju njoh, duhet të jeni shumë krenar për vendin tuaj.’- tha Ricky Martin.